‘Të më shajë mua ajo mamanë?! E kapa nga fyti dhe../ Rrëfehet shqiptari që mby ti gruan në Greqi. Një ditë para krimit…

    0
    131

    “Isha i inatosur se më ofendoi. Të më thotë mua ajo për mamanë dhe të më shajë?! E kapa nga fyti dhe e mbyta.”.

    Kështu ka deklaruar në polici 42-vjeçari shqiptar, i cili vrau gruan. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Blaxioti në Lakonia të Greqisë. Mediat greke raportojnë se ka qenë pikërisht autori që ka njoftuar në telefon policinë, duke i thënë se; “Më duket se kam vrarë gruan”. Më pas kjo e fundit ka shkuar me shpejtësi në banesën e çiftit ku ka parë pa ndjenja 36-vjeçaren, e cila rezultoi se kishte ndërruar jetën.

    Po ashtu mediat greke kanë publikuar edhe foto të viktimës dhe autorit, të cilën e kishte publikuar ky i fundit një ditë para krimit. Siç shihet edhe nga pamjet, çifti duket i afërt. nuk dihen detajet rreth ngjarjes së rëndë, ndërkohë që në momentin e krimit dy fëmijët e tyre, dy djem, 8 dhe 10 vjeç, ishin në dhomën ngjitur. Policia po heton rreth ngjarjes.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here