Tërmet i forte në Greqi, ja ku ishte epiqendra

    Greqia u lëkund nga një tërmet i forte diten e sotme, rreth orës 10.26 me orën vendase.

    Lëkundjet ishin aq të forta sa që u ndjen edhe në Athinë.

    Deri më tani nuk raportohet për dëme, ndërkohë që Instituti Gjeoshkencës në Athinë, deklaroi se epiqendra ishte 53 kilometër në juglindje të ishullit të Idra dhe në lindje të Peloponezit, me një thellësi prej 90 kilometrash.

    Tërmetet në Greqi janë të shpeshtë, sidomos në det. Tërmeti më i fundit i fuqishëm në shtetin fqinj, u shënua në korrik të vitit 2017 në ishullin e Kos, ku një lëkundje 6.7 ballë e shkallës rihter, shkaktoi vdekjen e dy personave dhe dëme të shumta.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *