Tha që i vëllai mund të lidhet me Semin/ Motra e Granitit i vë pikat mbi i: Ja për kë i rreh zemra të vëllait…

    Marrëdhënia e Fifit me Granit Canën brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ është komentuar nga të gjithë.

    Disa mendonin se mes tyre do të lindte një histori e bukur dashurie e të tjerë ishin të bindur se Graniti nuk kishte ndjenja për këngëtaren dhe se po e përdorte për lojë.

    Pasi ish-futbollisti ia bëri të qartë se mes tyre nuk mund të kishte më shumë se miqësi, motra e Granitit dashur pa dashur u përfshi në këtë histori. Ajo bëri një postim në “Instastory”, i cili menjëherë u bë shumë viral në rrjet.

    Mes fjalëve që Genta kishte shkruar, ishin edhe “shpëtove nga ajo psikopate dhe e sëmurë mendore”. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur për deklaratat e saj dhe për sjelljen e të vëllait deri më tani brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Moderatorja e njohur ka treguar se për shkak të keqkuptimit të madh të krijuar te publiku, ka kërkuar që të shkojë të martën në shtëpinë e BBV për të folur publikisht, por për shkak të punëve kjo gjë nuk u realizua.

    Ndërsa duke folur për Granitin, Genta shprehet: “Graniti është shumë i edukuar, ndoshta pak më shumë seç duhet. Ndoshta unë si motër nuk e kisha lejuar tërë atë presion të më bëhet pa e kthyer në të njëjtën monedhë nëse dikush mu kish kundërvu apo të më kish ofenduar. Për një gjë jam shumë krenare me Granitin deri më tani as edhe një herë nuk ka ndodh Graniti ta ofendojë dikë apo të luajë lojë të dyfishtë si shumica aty që unë po mendoj po e bëjnë”.

    Meqenëse Graniti i ka treguar Gentës disa nga lidhjet që ka pasur me vajza të ndryshme, moderatorja ka arritur të kuptojë se cilat janë preferencat e ish-futbollistit për partneren që dëshiron të ketë në krah.

    “Sa i përket shijeve të Granitit, ai anon më shumë te zeshkanet sesa të biondet. Si femër ideale ai konsideron me qenë pak a shumë tip si ai, me i marrë gjërat më shtruar, me qenë më komunikatave, më sociale, edhe për këtë arsye Graniti është shumë social meqë puna e vet ia dikton këtë gjë”,- tha Genta.

    Pas më shumë se tre javëve në shtëpi, Graniti i deklaroi Fifit se nuk e sheh dot më shumë se shoqe, pavarësisht se e ka shumë përzemër. Genta pranoi se Graniti ka pasur një lidhje jashtë për të cilën ajo ka qenë në dijeni.

    “Po, ka pas, ndoshta edhe të njëjtat ndjenja i ka ar sikur Donaldi me Borën në atë spektakël. Ndoshta në një moment i thirri mendjes dhe i tha ‘zgjohu’, se nuk është se po ndjej diçka më shumë për Fifin. Ndoshta edhe shumica e kanë paragjykuar ‘Pse Granit i ke çu lule te krevati?’, ‘Pse je çu e ke përqaf?’.

    Ndoshta raporti shoqëror mund të keqkuptohet prej opinionit, por ne jemi vetë të tillë, ndoshta pak më të afërt se ai raporti shoqëror që mbahet ‘Si je? A je mirë?’. Graniti nëse e ka bo një gjest të tillë që ka vu lule në krevat apo ka ndez qirinj, po mendoj që ka qenë një lloj kujdesi se për një javë ditë nuk e di që dikush ka mujt me u dashuruar me dikë. Sepse është shumë herët të thuash ‘Unë e dua dikë’, për një javë. Edhe pse ekziston dashuria me shikim të parë, por unë nuk besoj.

    Graniti është munduar të kujdeset maksimalisht për Fifin që t’ia kthejë ndoshta në të njëjtën monedhë si ajo që është munduar t’i rrijë gati qoftë me larjen e rrobave, qoftë me ushqimin. Nuk e marr që ka qenë diçka tragjike në marrëdhënien e tyre që vendosën të mbesin shokë.

    Se Graniti as i ka premtuar që do të marr te mami, në shtëpi, as nuk i ka premtuar që do të marri nuse, as do të fejohen. Ka qenë një konfuzion ndoshta nga ana e tij që e ka pas ditëve të para, sepse e ka bo me u ndje mirë, e kanë kaluar shumë mirë, ndoshta harruan në pak çaste që janë nën presionin e kamerave”,- shpjegoi Cana.

    A ka qenë Graniti në një lidhje me një nga tre banoret e reja: Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira?

    “Unë nuk i di të gjitha lidhjet apo flirtet e Granitit. Sepse nuk muj me e mohu që Graniti ka pas shumë femra në të kaluarën dhe si motër nuk kam mujt me i mbajt evidencën se me kë po shkon. Sa i përket këtyre të trijave nuk kam informacion”, tha prezantuesja.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *