U kthye nga Italia para 2 ditesh, një grua nga Lushnja izolohet në QSUT, dyshohet per koronavirus

    0
    144

    Një grua 50-vjeçare iu drejtua fillimisht spitalit te Lushnjes me simptoma të vështirësive në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

    M.V nga Urza e Lushnjes pas egzaminimeve të bëra në spitalin e Lushnjes është mbajtur në karantinë dhe pas një ore është nisur drejt QSUT për egzaminime të mëtejshme.

    Mësohet se 50- vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova në Itali. Me simptomat e paraqitura dyshimet janë se 50-vjeçarja mund të jetë prekur nga Koronavirus.

    Tashmë zonjës në fjale po i bëhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar më pas nëse është mbartëse e virusit vdekjeprurës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here