Urdhri nga Gjermania/ Vjen fundi i Call Centera-ve në Shqipëri, ja ç’ka ndodhur

    SPAK është përfshirë në një hetim me kërkesë të Holandës dhe Gjermanisë, që kërkojnë hetimin për mashtrim në kuadër të organizatës kriminale mbi tregtinë elektronike dhe bëhet fjalë për plot 13 call centera.

    E njohur si Cyber Trading, sipas dyshimeve investitori hap në faqen e ofruesit një llogari bankare duke paguar të punësuarit nga 250 deri në 300 euro. Më pas klientët kontaktohen nga specialistët tregtarë që janë të trajnuar në fushën e tregtisë nga të ashtuquajturit ndërmjetës dhe menaxherë ose përmes telefonit dhe medias sociale, se do t’i investojnë paratë e tyre në instrumenta financiare.

    Në mënyrë tipike llogaritë u vihen në dispozicion financiere të rremë, agjentë dhe ndihmës për kryerjen e pagesës. Më pas paratë ndahen brenda një rrjeti dhe të investuar në pastrimin e parave që është vënë në shërbim të gjithë platformës. Në këtë sistem të padepërtueshëm dyshohet se ndodhen shoqëri, që kanë ndikim mbi operatorët nëpërmjet platformës tregtare dhe që mbledhin paratë.

    Përgjithësisht autoret e krimit dyshohet se veprojnë me një personalitet të madh dhe me një energji te madhe kriminale
    Supozohet se mes 13 call centerave qe kërkohet hetimi dhe gjetja e IP te tyre ka një numër te madh autoresh qe veprojnë në mënyrë hierarkike.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *