Vajza filmohet duke dhënë leke te “Shefqet Ndroqi”, qytetari: Çdo infermieri nga 50 mijë lekë në ditë, bleva respiratorin se..

    Situata te spitali “Shefqet Nroqi” ne Tirane ku ndodhen të shtruar rreth 200 pacientë me koronavirus, paraqitet tepër e rëndë.

    Për gazetarët e shumtë që ndodhen në ambientet e jashtme, familjarët e pacientëve kanë “lumë” ankesash. Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsinin me infermierët, ai thotë për kamerën e “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

    E në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respiratorit.

    “Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro”, thotë ai.

    E ndërsa kamera filmon, në derën e spitalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme.

    Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

    Ndiqni pamjet: Video

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *