Vëllai i Rezartës bën deklaratën e nxituar: S’do t’i lë rehat..

    Vllai i Rezartës, Reshit Xibraku, është shprehur ditën e djeshme se kanë bërë një denoncim në Policinë e Elbasanit ndaj familjarëve të dhëndrit, Olsian Hajdarit.

    “Ne arsyen do ta gjejmë në Polici. Fola me Olsin në telefon dhe e pyeta si qe ngjarja. Ai thotë mangalli. Ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund. S’do t’i lë rehat. Siç iku motra ime në dhe, do ikë dhe ai! Ne dyshojmë”, u shpreh në një deklaratë qe duket pak e nxituar.

    Po ashtu, edhe i ati dhe e ëma e Rezartës kanë dyshime të forta dhe kërkojnë që Policia të zbardhë sa më shpejt të vërtetën.

    Nga ana tjetër, edhe nëna e Olsianit kërkon që Policia të zbardhë të vërtetën, pasi dy familjet po futen në një kon flikt.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *