Wizzair fut 5 linja të reja mes Shqipërisë dhe Italisë, ja sa lirë do të kushtojnë biletat

    Kompania hungareze e fluturimeve low-cost, Wizzair, duket se kërkon të zërë një pjesë të madhe të tregut të fluturimeve mes Shqipërisë dhe Italisë, të lënë bosh nga kompania “FlyErnest”.

    5, linja të reja do të vihen në dispozicion nga “Wizzair” mes Shqipërisë dhe Italisë.

    Pesë linjat e reja nga Tirana në Itali dhe anasjelltas janë me Bolognën, Veronën, Trevison, Pisa dhe Milano Bergamo.

    Fluturimet do të nisin prej datës 29 mars. “Wizzair” ka hyrë kështu fuqimisht në tregun shqiptar të fluturimeve, pasi nisi rreth 3 vite më parë me linjën e Budapestit.

    Tashmë kompania ofron linja direkte nga Tirana, edhe me Vienën, Londrën, apo disa qytete të Italisë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *