“Zgjerohen fashat orare” Ministrja bën publike masat e reja lehtësuese dhe tregon çfarë do të ndodhë pas 11 Majit ne sistemin shendetesor

    DIten e sotme, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bëre të ditur nga Poliklinika e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, se do të nisë plani i hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe të specializuar.

    Ministrja theksoi se do të vijojë të rekomandohet për të sëmurët kronikë të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontakti me institucionet shëndetësore.

    “Hapja e sistemit shëndetësor do të jetë me faza. Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID19.

    Do të fillohet me planin e hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe specialistik, ndërsa për konsultat apo ndërhyrjet kirurgjikale do të jetë një fazë e mëtejshme”, tha Manastirliu.

    Sipas Ministres, pas datës 11 Maj, do të vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor.

    “Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore”, tha Manastirliu.

    Aktualisht të gjitha strukturat shëndetësore po përgatiten me vendosjen e masave të sigurisë, në zbatim të protokolleve, duke respektuar masat e distancimit, kushtet e higjienës dhe këto do të monitorohen rregullisht.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *