Zmadhoi vithet dhe ju hapen probleme. Humb jeten prezantuesja e njohur

Lajmi i hidhur erdhi të enjten, më 31 gusht, se ka ndërruar jetë aktorja dhe prezantuesja e njkohur Silvina Luna . 43-vjeçarja ishte përballur me komplikime dhe dështim të veshkave që nga viti 2011, pasi u operua nga kirurgu estetik Aníbal Lotocki .

Problemet shëndetësore të Lunas filluan në vitin 2014, kur u shtrua në spital për gurët në veshka, problem i një ndërhyrjeje për zmadhimin e të pasmeve, në të cilat u aplikua metakrilat, një përbërës plastik që përdoret në mjekësi për prodhimin e kockave dhe protezave dentare, materiali i të cilit rrjedh në qarkullimin e gjakut.

Kirurgu që e operoi, Aníbal Lotocki, i cili u denoncua nga Luna dhe personazhe të tjerë të famshëm, u dënua në shkurt 2022 për ‘lëndime të rënda’ me 4 vite burg dhe 6 vite përjashtim nga ushtrimi i profesionit të tij nga Gjykata Penale Orale Nr. 28, edhe pse dënimi ishte apeluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *