37-vjeçari merr peng nënën e tij ne Kucovë dhe kërkon ta vrasë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kuçovë

37-vjeçari Gjergji Salla mbajti peng për dy orë motrën dhe nënën e tij, duke i kërcënuar se do t’i vriste me thikë. Nuk kane fund njerezit e cmendur ne kete vend.

Ngjarja ndodhi në lagjen “1 janari” në Kuçovë, ku policia ka negociuar rreth një orë me 37-vjeçarin pas njoftimit nga banorët e zonës, e më pas ka mundur ta neutralizojë. Mësohet se Gjergji Salla ishte me probleme të shëndetit mendor. Dy javët fundit ai kishte refuzuar t’i pinte ilaçet dhe shpesh herë shfaqte agresion ndaj familjarëve të tij.

Nëna dhe motra kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *