43 vjecari nga Kucova, shqiptari i pare i prekur me coronavirus ne Itali

    Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari nga Kuçova i prekur nga koronavirusi banues në Codogna, 43 vjeç, ne Itali.

    I shtruar në spital e të afërmit thonë se e ka kaluar virusin, por vazhdon të qëndrojë në spital.

    Autoritetet dhe te afermit nuk japin më shumë informacion për shkak të ruajtjes së privatësisë, por thonë që ai tani është në gjendje të mirë shendetesore, citon ora.

    Nderkohe Ministria e shendetesise ne Tirane reklaroi sot se asnje qytetar shqiptar nuk eshte prekur nga koronavirusi. Ne nje njoftim per mediat, ministria e Shendetesise sqaron se ne total jane verifikuar 59 persona dhe te gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19.

    Keta qytetare kane pasur shenja te infeksionit respirator dhe kane udhetuar ne vendet ku ka pasur shperthim te koronavirusit; por analizat kane dale negative.

    E ndersa Shqiperia eshte ende e sigurt nga koronavirusi, dhjetera qytetare vazhdojne te udhetojne drejt Italise.

    Nderkaq ministria e Shendetesise konfirmon se jane marre te gjitha masat dhe eshte percaktuar nje plan I detajuar se si do te veprohet qe ne momentin qe konstatohet rasti I pare me koronavirus e më tej, në drejtim të menaxhimit klinik si dhe te ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre.

    Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues.

    Vetem ne 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 23,035 udhëtarë, të cilët i jane nenshtruar kontrolleve dhe monitorimit te temperatures.

    Apeli i ministrise se Shendetesise eshte qe cdo qytetar i cili ka udhetuar ne nje prej vendeve te prekura nga koronavirusi te vetekarantinohet dhe te telefonojne ne numrin 127 per te marre udhezimet e duhura.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *