News

7 % e popullsisë së Tiranës…. Mjeku jep lajmin e mire, ajo që zbuloi është e papritur…

7 % e popullsisë së Tiranës…. Mjeku jep lajmin e mire, ajo që zbuloi është e papritur…

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një interviste për ABC News, e ka konsideruar lajm të mirë, studimin e publikuar dje nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe të realizuar nga specialistёt akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli, sipas të cilit ka rezultuar se deri në qershor 6-7 për qind e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet ndaj Koronavirusit

Alimehmeti thekson se tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në popullatë, në krahasim me çfarë kemi parë ne.

Është lajm i mirë sepse tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në krahasim me çfarë kemi parë ne. Jemi të ngjashëm me situatën e Bergamos. Pak a shumë 1 me 46. E njëjta gjë ka ndodhur në Bergamo. Këtë vdekshmëri që kemi, por prapë nuk është në kuadrin e shifrës totale. Edhe vdekshmëria nga infeksioni është shumë herë më e ulët në krahasim se çfarë u tha nga OBSH që në fillim thoshte 3.4%. Të dhënat tona epidemiologjike flasin për qarkun e Tiranës për 4.8%. Ndërkohë, që me të dhënat e reja ndoshta kjo ulet në 0.1 %. Në këtë koncept është një shifër e mirë. Në konceptin tjetër tregon që virusi transmetohet gjerësisht. Ky është studim seroprevalence, që do të thotë se është për rastet e 1 muaj para se duan deri në 3 javë që antitrupat te krijohen. Sot jemi më lart se kjo shifër, tha mjeku.