Flet mjeku: Infektimi nuk ndodh në rrugë, as në plazh, ja në cilat ambiente rrezikohemi..

    Imunologu i njohur Genc Sulcebe ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetarin Endri Xhafo, në “Abc News”. Ai u shpreh se qëndrueshmëria e Koronavirusit është e lartë, por infektimi ndodh në ambiente të mbyllura dhe jo në rrugë apo në plazh.

    “Është e vërtetë që të gjithë viruset sezonale janë të shprehur në periudha të ftohta. Ndërsa në të nxehtë zhduken, e njëjta gjë pritej dhe me Covid-in , por kjo gjë nuk u vërtetua. Kjo mesa duket tregon se kemi të bëjmë me një virus që efektiviteti i tij është i lartë.

    Pra ka një qëndrueshmëri me sa duket më të lartë. Por duhet të dimë se infektimi nuk ndodh në rrugë, në plazh, por ndodh në ambiente të mbyllura, të cilat në verë janë me ajër të kondicionuar. Nuk besoj se nëse dalim sot në  35 gradë rrezikojmë, por në ambiente të mbyllura rreziku është më i lartë”, u shpreh ai.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *