Ngjarja në qytetin e Elbasanit, ku 25-vjeçarja Rexhina Debrova nuk arriti dot të mbijetojë pasi solli në jetë vajzën e saj ka tron ditur të gjithë opinionin
Që në momentin që familjarët mësuan lajmin, ata ngritën pretendime ndaj bluzave të bardha se e kanë neglizhuar rastin, duke e çuar Rexhinën drejt vde.kjes. Sipas mjekëve shkaku ishte vonesa e mjekut kardiolog pavarësisht se ata e kanë njoftuar atë në kohë. Fill pas kësaj familjarët protestuan për ditë me radhë përpara spitalit dhe gjykatës së Elbasanit.
Pasi kanë kaluar 6 muaj, bashkëshorti i Rexhinës kërkon hak marrje ndaj dy doktorëve që asistuan në lindjen e 25-vjeçares. Përmes një statusi në Facebook, Algert Debrova, përmend emrat e dy mjekëve që ai thotë se janë shkaktarët kryesorë të vde.kjes së Rexhinës, Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi.
Ai shprehet se të dy doktorët neglizhuan rastin duke u justifikuar më mbrapa se nuk kishin se çfarë të bënin, teksa përmend se një nga mjekët i ka marrë edhe rryshfet.
I dëshpëruar nga dhimbja Algerti thotë se pritjes i ka ardhur fundi, duke lënë të kuptohet se ai tani do të kërkojë vetëgjyqësi për dhimbjen e madhe që i kanë shkaktuar mjekët. Madje më rëndë ai shprehet teksa thotë se gjilpëra që u përdor për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e mjekut.
POSTIMI I PLOTË I ALGERT DEBROVËS:
Erdhi ora.
6 muaj pa frymën , zërin , buzëqeshjen , jetën e Rexhinës.
Ardjan kadaifçiu dhe Blerta arapi më keni v.rarë shpirtin , më keni nxirë gj.akun…
Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vd.ekjen e
Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart
dhe më ke thënë më vr.it…më ke përmendur gjithashtu mungesën e
kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë
që shpejt do të ngulet në sy..
Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vr.asëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”
Sii guxovee
Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa
deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brënda dhe e gjete Rexhinën të
nxirë..të pajetë!
Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!
Qetësia dhe heshtja jon jan dhurata ime për ju.
Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time.