SHteti bullgar ka vendosur qe te njohe patentat shqiptare. Te gjithe personat qe udhetojne drejt Bullgarise mund te levizin lirshem pa pasur nevojen e nje patente nderkombetare si dhe ato qe duan te marrin patente bullgare, mund ta konvertojne ate pa dhe asnje test teorik apo praktik
Ky ka qene lajmi i mire nga drejtori Blendi Gonxhe i dhene dje per shqiptarët: “Sipas Konventës së Vjenës, të ratifikuar nga Shqipëria dhe Bullgaria, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Bullgari me leje drejtimi shqiptare! Jo më e nevojshme leja e drejtimit ndërkombëtare! Për rastin e konvertimit, mundësohet pa test praktik e teorik!”, njofton Gonxhe në rrjetet sociale”