Milan më në fund fiton me Spal

    Skuadra e Milanit ka gjetur fitoren më në fund mbrëmjen e djeshme në “Serinë A”, pas një sërë rezultatesh pozitive.

    Milan ka luajtur mbrëmë në “San Siro” përballë SPAL duke marrë 3 pikë të çmuara.

    Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve.

    Goli u shenua nga Suso në minutën e 63’

    Kujtojmë që lojtari Suso, është kritikuar shumë së fundmi nga tifozët, aq sa ata kanë kërkuar që ai të mos përfshihet në formacion.

    Kjo fitore për skuadren kuqezi vjen pas një krize rezultatesh, ku ecuria në “Serinë A” nuk ka qenë e mirë.

    Pas marrjes se tre pikëve, Milani ngjitet në vendin e dhjetë me 13 pikë.

    Në këtë takim u aktivizua për SPAL, portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *