Mësohet se ditën e sotme Alvin së bashku me familjarët e tij lkanë kryer vizitat mjekësore në spitalin pranë qytetit ku jeton në Itali
Një ekip mjekësh italian do të ndjekë shëndetin e djalit dhe në veçanti këmbën për një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale të specializuar pasi ajo i ka krijuar vështirësi në ecje.
Gjthashtu mësohet se duke qene sa ai ka qene larg Italisë për 5 vite, ka harruar edhe gjuhën, prandaj po punohet për një program të veçantë për kujdesjen ndaj tij si dhe rekuperimi për rikthimin e tij në shkollë.
Vogëlushi shqiptar i cili jetoj për rreth 5 vite në Siri, ka lindur në Itali, e ka një leje qëndrimi të përhershëm në këtë vend së bashku me babain e motrat e tij.
Gjatë takimit të parë që Alvin me babain e tij ai ishte shprehur se e ka marrë malli për shokët dhe ka dëshirë të kthehet sa më shpejt në shkollë.