Pas lajmit mbi shëndetin e tij, kolegët tregojnë ç’po ndodh me këngëtarin Muharrem Ahmeti

    Para një muaji lajmi për këngëtarin Muharrem Ahmeti se ai nuk ishte mirë nga ana shëndetësore, shqetësoi fansat e tij.

    Muharrem Ahmeti

    Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga lajm për këngëtarin, deri tani ai ende nuk është shfaqur në ekran, gjë që i ka shqetësuar më tepër fansat për gjendjen e tij.

    Mirëpo kolegët kanë treguar se këngëtari mesa duket po gëzon shëndet të plotë dhe po punon për projekte të reja.

    “Xoxomusic” ka postuar një video ku tregohet duke punuar me Muharrem Ahmetin për këngën e tij të re dhe këtë postim e ka shpërndarë edhe vetë këngëtari.

    Gjithashtu edhe këngëtarja Donjeta Kosumi ka publikuar një foto ku tregon se do të sjellë një këngë të re me këngëtarin .

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *