I ftohti acartë pritet të mbërthejë kontinentin Europian në ditët e para të muajit Dhjetor duke bërë që temperaturat te ulen deri në disa gradë nën zero.
Sinoptikanët parashikojnë që në gadishullin e Ballkanit termometri të zbresë deri në -12°C, ndërsa në Shqipëri deri -8°C. Nuk do të mungojnë dhe stuhitë dhe reshjet e dëborës.
Edhe pse moti në Shqipëri deri më tani ka qenë mjaft i ngrohtë dhe jo normal për stinën e vjeshtës, Europa pritet të përballet me një tjetër stuhi ciklonash.
Sa i takon vendit tonë, deri në fund të muajit Nëntor, ditët do të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta por reshjet do të jenë minimale dhe në pjesë të kufizuara të vendit.