Vangjush Dako është një nga figurat më të komentuara për momentin si shkak i mandatit të tij të dikurshëm si kryebashkiak i Durrësit, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ai është shfaqur shpesh pranë Bashkisë Durrës gjatë ditëve pas tërmetit, por zakonisht në kafet e afërta.
Por mbrëmjen e djeshme një video ka qarkulluar në rrjet ku duket truproja i Dakos i cili bie nga makina, ndërsa nuk dihet nëse ka qenë aksidentale apo e kanë shtyrë nga brenda.
I pari del Dako, ndërsa truproja bie nga makina, ngrihet, përpiqet të shkundet dhe më pas vazhdon rrugën.
Dako ndërkohë as nuk e kthen kokën fare për ta parë, por vijon i qetë në drejtimin ku ishte nisur.
Për më tepër mund të ndiqni pamjet në videon.