Mbrëmjen e djeshme në emisioni “Opinion” është ndezur biseda gjatë debateve të ashpra.
Paketa anti-shpifje ka sjellë dhe për plasje të madhe mes këshilltares së kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Mark Marku.
Pjesë nga debati:
Mark Marku: Ke ardhur këtu si këshilltare apo si avokate?
Elira Kokona: Jo zotëri nuk jam këshilltarja e askujt
Mark Marku: Ku punon?
Elira Kokona: Unë jam zëvendës sekretare e përgjithshme…
Mark Marku: Ku punon..
Elira Kokona: Jam zëvendës sekretare e përgjithshme Këshillit të Ministrave
Mark Marku: Pra je…
Elira Kokona: Jam nëpunës civil
Mark Marku: Jo jo… Je vartëse që i lëpin këmbët Ramës
Elira Kokona: Lëpirjen e këmbës e keni zakon ju zotëri, për këtë arsye shkoni tregoja kujtdo që e meriton… Kam një karrierë që s’kam nevojë t’jua tregoj juve
Mark Marku: Mos na thuaj avokate…Ça karriere ke? Karrierë… Na dalke dhe avokate, ke një funksion publik