Në Tiranë, fëmija i parë që ka ardhur në jetë për vitin 2020 është vajzë.
Në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, ka ardhur në jetë rreth orës 00:01 fëmija që nga prindërit i është vendosur emri Emel.
Ndërsa në Kosovë, në Klinnikën e Gjinekologjisë në QKUK ka linduar fëmija i parë për vitin 2020.
Një grua nga Podujeva ka lindur fëmijën e saj të katërt e që është djalë por që ende nuk dihet emri.