Elvana Gjatën nuk mundi të fitonte Festivalin e 58 në RTSH, dhe të përfaqësonte Shqipërinë në Eurosong, mirëpo një lajm po qarkullon në rrjetet sociale.
Publiku vijoi të mos fshihte zhgënjimin pasi Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ndërsa zhurma në rrjetet sociale, duket se po na zbulon një plan të ri.
Dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.
Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Twitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës. Nuk dihet nëse ka një ftesë zyrtare për Elvanën, apo është gjithçka një thashethem e rrjeteve sociale.