Pas tërmetit që goditi ditën e sotme Turqinë, pamje të frikshme vijnë nga qyteti Elazig, ndërsa raportohet për 15 jetë të humbura deri më tani.
Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter përveç ndërtesave të shembura, ka shkaktuar dhe zjarre. Siç shihet dhe në videon në fjalë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në këtë qytet.
Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 225 persona të plagosur.