Një grua e cila ka ardhur nga Kina është dërguar në infektiv ku po i bëhet trajtim mjekësor.
U dyshua se mund të ishte me koronavirus, por jo. Burime pranë spitalit QSUT thonë se i janë bërë testet për koronavirusin dhe kanë rezultuar negative.
Ajo ka grip të thjeshtë dhe do të dalë shumë shpejt nga spitali. Para 10 ditësh, ajo kishte udhëtuar drejt Shqipërisë dhe u shfaq në spital me simptoma gripale.
Edhe mjekët thonë se nuk ka vend për alarm pasi nuk është e prekur nga koronavirusi që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.
Ministria e shëndetësisë ka bere një njoftim ku thotë:
“Një rast i dyshuar i një gruaje që ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina, pas testimit për koronavirus, rezultoi negativ. Ndërkohë që një analizë e kryer në Institutin e Shëndetit Publik tek një grua e cila kishte udhëtuar nga Kina 10 ditë më parë, rezultoi negative.
Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhetuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip te thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus”, thotë ministria e shëndetësisë.