Valë 3 metra të larta pas tërmetit 7.7 në Karaibe. Pamjet e lëkundjeve dhe pasojat (Foto-Video)

    Valë te larta 3 metra në det mbi nivelin e valës normale përgjatë brigjeve të Kubës, Xhamajkës dhe Meksikës, u shkaktuan pas tërmetit me magnitudë 7.7 dhe krijuan pa nik të madh tek banorët në ishujt Karaibe, pasi u dha alarmi edhe për një cunam.

    Ndërtesat janë evakuuar dhe qytetarëve u është thënë  të qëndrojnë larg nga bregu i detit.

    Tërmeti me madhësi 7.7 goditi zonat e Karaibeve, në ora 2.10 me orën lokale, pasditen e sotme, ose rreth 30 minuta para se të lëkundej vendi ynë nga një tërmet me magnitudë 5.

    Tërmeti në Karaibe pati si epiqendër ngushticën, midis Xhamajkës dhe Kubës.

    Epiqendra e tërmetit ishte rreth 72 milje në veriperëndim të Lucea, Xhamajka, me një thellësi prej 6.2 milje në det.

    Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor  lëshoi alarmin, duke paralajmëruar se valët e detit deri në 3,5 metra më të larta se normalja që u krijuan pas tërmetit mund të godasin brigjet e Belize, Kubës, Honduras, Meksikës, Xhamajkës dhe Ishujt Kajman.

    Alarmi u azhurnua pas orës 3.45, ku u tha se “kërcënimi i tsunamit paraprakisht ka kaluar”.

    Njerëzit megjithatë në të gjithë ishujet e Karaibeve kanë dalë në rrugë, ndërsa pamjet e para tregojnë edhe forcën e tij, duke shkaktuar të çara të tokës në bregun e detit, apo në rrugë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *