Një letër qesharake është bërë hit në Twitter e cila tregon se si një djalosh i shkruan mësueses së tij pasi ajo e ka qortuar pasi djali po fliste në orën e mësimit, shkruan “Daily Online”.
Nxënësi në Olmachar Acadamy, Skoci, i paidentifikuar ka shkruar se ai nuk kishte pse të kërkonte falje pasi nuk ishte faji i tij.
Por ishte pikërisht vëllai i 13-vjeçarit që e ka postuar letrën online duke shkruar: “Vëllai im do të kërkonte falje mësueses. Shikoni se çfarë ka shkruar ai”.
“Jam kthyer mbrapa për të folur me shokun tim për disa sekonda. Nuk po bëja bisedë të gjatë. Gjithashtu, të gjithë po flisnin dhe për këtë shfytëzova rastin për të folur pak dhe unë. Nuk mendoj se ishte e drejtë dhe nuk kërkoj falje. Unë I bëj detyrat, nuk më pëlqen Gjermania. Duhet të shkruaj edhe disa rreshta, por nuk kam se çfarë të shkruaj më, vetëm të themse për drekë kam ngrënë chipsa”
Ky status është shpërndarë qindra herë në Twitter brenda 12 orëve.