Zv. kryeministri Erjon Braçe dha alarmin këtë të shtunë se Lumi Shkumbin rrezikon të dalë nga shtrati. Përmes një postimi në “Facebook”, ai u bëri thirrje banorëve që t’u binden urdhrave dhe të largohen menjëherë.
“Lumi Shkumbin po del nga shtrati! Çdo banor i fshatrave Cermë e Sipërmë, Proshkë, Cermë Pasha, Cermë Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë per tu larguar vetë dhe çdo kafshe, mjete nga toka e argjinaturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë! Menjëherë! Bindjuni urdhrave të autoriteteve!”