Ndërsa coronavirusi vazhdon të përhapet, disa qeveri kanë kufizuar udhëtimin dhe për pasagjerët kanë marrë masat paraprake.
BBC tregon sa e rrezikshme mund të jetë për njerëzit udhëtimi me autobuza apo trena dhe çfarë duhet të kemi parasysh.
Ende nuk dihet saktësisht se si përhapet koronavirusi, por viruse të ngjashme merren ngë spërklat që dalin nga kollitja ose teshtitja e një personi të infektuar, ose prekja e sipërfaqeve ku ndodhen spërklat.
Ne mendojmë se coronavirus ndoshta nuk varet nga ajri në të njëjtën mënyrë si gripi, kështu që, njerëzit duhet të jenë në kontakt më të ngushtë me njëri-tjetrin për ta kapur atë. Udhëzimi i NHS për koronavirus tregon se “kontakti i ngushtë” më afër se 2 metra me një person të infektuar për më shumë se 15 minuta mund t’ju rrezikojë.
Pra rreziku i mundshëm i infektimit me koronavirus në trena dhe autobuza varet nga sa janë të mbushur me njerëz.
Nëse udhëtoni me një tren apo autobus relativisht të zbrazët, rreziqet tuaja do të ishin të ndryshme. Nëse automjetet do jenë të ajrosura dhe të kenë kushte të mira dhe me pak njerëz brenda mund të ketë më pak shanse për t’u rrezikuar nga koronavirusi.
Një gjë shumë e rëndësishme është se të gjitha automjetet që transportojnë njerëz duhet patjetër të dizifektohen.
Specialistët thonë që për mos rrezikuar të shmangun aq sa kanë mundësi transportin publik dhe nëse e kanë të domosdoshme të gjejnë një orar ku nuk ka shumë fluks njerëzis në qarkullim.