Italia vazhdon të mbetet shteti me numrin më te madh te jeteve te humbura dhe të prekurve nga koronavirusi duke iu afruar madje edhe Kines.
Mirëpo shqetësim i madh po përbëjnë edhe lajmet që vijnë nga vendet e tjera të mëdha europiane.
Spanja ka një situatë shumë të rëndë, ku numri I të prekurve në këtë vend ka shkuar në 17 mije.
Ndërkohe numri I viktimave deri tani është 760, nga të cilët vetëm 105 kanë humbur jeten vetëm këtë të mërkurë.
Qeveria spanjolle ka vendosur së fundmi që të mbyllë të gjitha hotelet në vend duke filluar nga 24 marsi si masë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Sipas ‘El Mundo’, në vend ka më shumë se 760 jete te humbura, të cilët janë rritur me 30% në 24 orë, ndërsa të infektuarit janë më shumë se 17,000.
Zonat më të goditura nga covid-19 janë Madridi, me mbi 6 mijë raste dhe mbi 490 jete te humbura si dhe Katalonja, me më shumë se 2700 infeksione dhe 55 humbje jetesh.
Ndërkohë një hotel në Madrid është shndërruar në spital ku do të trajtohen raste më pak të rënda të koronavirusit që nuk kërkojnë shtrimin domosdoshmërisht në spital.
Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se Spanja njoftoi ka ofruar “paketën koronavirus” prej 200 miliardë eurosh për të ndihmuar kompanitë dhe për të mbrojtur punëtorët dhe grupet e tjera të prekshme të prekur nga kriza spirale e koronavirusit.