Merkel i jep mesazhin e madh popullit te saj: Ja cfare i kerkon ajo gjermaneve

    Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i eshte drejtuar përmes një fjalimi televiziv qytetareve dhe qytetarëve të Gjermanisë me apelin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë. Merkel e quajti luftimin e virusit të ri Corona si një detyrë me përmasa historike. Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar.

    Gjendja është serioze, tha Merkel. Ajo tha, se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave. “Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale.

    ” Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret. Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme. Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme”theksoi Merkel, raporton Deutsche Welle.

    Më parë Merkel kishte deklaruar se për shkak të mungesës së vaksinës, deri në 70 për qind e popullatës së Gjermanisë mund të infektohen me koronavirusin e ri.

    Kriza e koronavirusit po nxitë një situatë më të jashtëzakonshme sesa kriza bankare, tha të enjten Kancelarja Angela Merkel, duke shtuar se vëmendja e qeverisë së saj tani nuk ishte se si funksionon buxheti i saj.

    “Ne jemi në një situatë që është e pazakontë në çdo aspekt dhe unë do të thosha më e pazakontë se në kohën e krizës bankare, sepse kemi të bëjmë me një problem shëndetësor, një sfidë shëndetësore për të cilën shkencëtarët dhe mjekësia ende nuk kanë një përgjigje”, tha Merkel.

    “Pra, është detyra jonë para së gjithash të shpëtojmë jetën e njerëzve, sa më mirë që të mundemi, dhe së dyti të vazhdojmë aktivitetin ekonomik”, tha ajo.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *