Durrsaket nga karantina, kane mbetur pa fjale teksa pane jahtin luksoz te ankoruar ne qytetin e tyre.
“Falcony maltez” me 15 vela mbërriti pas 3 ditë lundrimi në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm bashke me ekuipazhin e tij.
Jahti konsiderohet si një prej më luksozëve turistikë dhe prenotohet gjithmonë nga biznesmenë dhe personalitete të njohura për të bërë pushimet.
Ai eshte i gjatë 78 metra duke mahnitur jo pak durrsakët me pamjen e tij.
Mendohet se ai është ankoruar në qytetin bregdetar me qëllim furnizimin me karburant edhe ushqime.