Trump i humb ‘durimi’: E gjithë bota po vuan për faj të Kinës, do të kete pasoja te renda

    Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar edhe nje here Kinën se mund të përballet me pasoja te renda, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e koronavirusit.

    “Ka mundur të ndalet në Kinë para se të fillojë përhapjen, e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj”, tha Trump gjate nje deklarate para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

    Kjo deklarate eshte e fundit nxitëse në luftën e fjalëve në mesin e dy ekonomive më të mëdha te botës, në kohën kur e gjithë bota po has veshtiresi për të tejkaluar këtë krizë.

    Presidneeti i SHBA dhe disa zyrtarë të lartë amerikanë akuzuan Kinën për mungesë të transparencës pas shpërthimit të virusit në Vuhan.

    Këtë javë, ai gjithashtu pezulloi fondet për OBSH pas akuzave për keqmenaxhim dhe fshehje të situatës në Kinë.

    DY shtetet, SHBA-ja dhe Kina janë përplasur për virusin derisa Trump e ka fajësuar presidentin Xi Jinping për mosndërhyrje në kohe. Trump e ka quajtur “virus kinez” përhapjen e koronavirusit të ri në botë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *