Mbremjen e djeshme mjeku i njohur i Tritan Kalo, ishte i ftuar në emisionin “Përballë”. Mjeku foli per situatën e fundit te krijuar në vend.
Kalo u shpreh se sjelljet e disa individëve të papërgjeshëm, te cilet nuk respektojnë masat si te tjeret, do te bëjë që të infektohet pjesa tjetër.
“Shqetësimi më i madh që kam tani është që hapja të bëhet gradualisht por sjellja e individëve të papërgjegjshëm do bëjë që me veprimet e tyre ta pësojnë njerëzit e përgjegjshëm”, tha Kalo.
Kalo u pyet gjithashtu nëse Shqipëria është gati të përballet me një valë të dytë koronavirusi. Pergjigja e mjekut ishte PO pasi ende nuk janë shfrytëzuar strukturat e reja.
“Jemi, se nuk janë shfrytëzuar strukturat e parapërgatitura nëse shtrihet një gjë e tillë. Rikthimi në shtator, ka diçka që luhatet por në shtator s’ka vetëm Covid nuk është vetëm gripi janë dhe viroza të tjera”, tha mjeku