Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka përditësuar diten e premte të dhënat rekomanduese për hapjen e kufijve ku bie në sy prirja në rritje e rasteve ditore.
Më 1 gusht, BE-ja, do të rishikojë listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të hapur kufijtë. Por shifrat e fundit, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, sa u përket rasteve të reja, nuk japin fort shpresë, se në listë do të shtohen vende të sigurta.
Shqipëria 44 (+5)/100 mijë banorë
Serbia 77 (+14)/100 mijë banorë
Bosnje e Hercegovina 96 (+24)/100 mijë banorë
Maqedoni e Veriut 100 (+6)/100 mijë banorë
Kosova 132 (+8)/100 mijë banorë
Mali i Zi 162 (+39)/100 mijë banorë
Brukseli ka rekomanduar që hapja e kufijve të bëhet sipas një rregulli ku nëse vendet do të raportojnë një mesatare më të ulët se ajo e BE-së në 14 ditët e fundit mund të këshillohet hapja e kufijve. Shifër e cila varion në 13 të prekur, për 100 mijë banorë.