Brenda disa orëve, në Bulqizë janë shënuar disa lëkundje tërmeti.
Siç shihet edhe nga të dhënat e fundit e tërmeteve në Shqipëri, në Bulqizë janë ndjerë 6 të tillë.
5 të parët kanë qenë me magnitudë të vogël, ndërsa i fundit, i cili u ndje edhe në Tiranë është me magnitudë 4.5.
Zona e Bulqizës njihet nga sizmologët për aktivitetin e lartë sizmik, pasi edhe pak javë më parë u regjistrua një goditje e fortë, e shoqëruar nga disa më të vogla.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe të lënduar.