Gjykata e Lartë e Iranit ka dënuar me vbekje një 27-vjeçar për tradhti bashkëshortore, pavarësisht se gruaja e tij e fali.
Por, ishte vjehrri i 27-vjeçarit i cili nuk e fali dhëndrrin, pasi ai ia kishte tradhtuar vajzën me një burrë tjetër.
Sipas ligjit iranian, nëse familja e fal një të pandehur, dënimi me vd ekje mund të shndërrohet në dënim me burg ose lirim. Por, ky nuk ishte rasti i 27-vjeçarit dhe të dashurit të tij 33-vjeçar.
Sipas “Amnesty International”, në Iran janë ekzekutuar 246 dënime me vd ekje vetëm vitin e kaluar. Njëri prej tyre është kryer në publik.
Por, nuk dihet se sa prej këtyre ekzekutimeve ishin nga tradhtia bashkëshortore.