Një klip i filmuar nga një dron ushtarak tregon njerëzit duke ikur nga një bazë ushtarake në rajonin Ivano-Frankivsk pasi u godit nga një raketë hipersonike Kinzhal
Tymi shihet duke u fryrë nëpër ajër pas ndezjeve të ndritshme në momentin e goditjes se raketes.
Ushtria ruse e mbrojtjes tha më herët se kishte përdorur armë hipersonike për herë të parë në luftime gjatë sulmit të djeshëm.
Përdorimi i raketave është shenja më e fundit që Vladimir Putin po bëhet gjithnjë e më i dëshpëruar ndërsa ushtria e tij lufton për të kryer pushtimin e tij të paligjshëm të Ukrainës.
Sulmi besohet të jetë kryer duke përdorur raketa Kinzhal – ose ‘Dagger’, të cilat pretendohet se kanë një rreze veprimi prej rreth 2,000 km.
Shpejtësia dhe aftësia e tyre për të fluturuar ulët i bën ata “të padukshëm” për shumicën e sistemeve të mbrojtjes kundër raketave dhe ato janë të afta të mbajnë koka bërthamore, thonë ekspertët.
Rusia tha se kishte shkatërruar gjithashtu qendrat e radios ushtarake ukrainase dhe zbulimit pranë qytetit port të Odessa duke përdorur një sistem raketash bregdetare, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Nuk dihet se sa humbje jete ka pasur në sulme.
Putin tha në dhjetor se Rusia ishte lideri global në raketat hipersonike, shpejtësia, manovrimi dhe lartësia e të cilave e bëjnë të vështirë gjurmimin dhe kapjen e tyre.