Përdorimet e gjetheve të lakrës

Për shekuj me radhë lakra është konsideruar si një ilaç natyral tepër i dobishëm. Ajo është një burim i vërtetë vitaminash, kripërash minerale, molekulash antioksiduese dhe klorofilës. Lakra është pjesë e pandashme e shportës dimërore të familjeve tona. Disa preferojnë ta hanë në gjellë, sallatë, të pinë lëngun e sajtë shtrydhur etj.
Por kësaj here Living do t’ju zbulojë disa nga vetitë e gjetheve të lakrës. Gjethet e lakrës janë si një magnet për shumë sëmundjet në trupin tonë.

Shëron dhimbjet e gjirit të shkaktuara nga ushqyerja e fëmijës me gji: Nëse gratë përjetojnë dhimbje të forta për shkak të ushqyerjes me gji, rekomandohet të vendosin një fletë lakër në zonën e prekur. E lini 20 minuta dhe shpëlani gjoksin.

Kuron enjtjet: Nëse keni enjtje në duar apo këmbë, provoni ta mbuloni zonën me gjethe të freskëta lakre. Për rezultate më të mira, rekomandohet të flini me kompresë.

Dhimbjet e kokës: Provoni vendosjen e gjetheve të freskëta të lakrës në pjesën e sipërme të kokës dhe masazhojeni atë.
Për gjendrat tiroide: Në mënyrë që të riktheni funksionin normal të gjëndrës tiroide, provoni të vendosni lakër në pjesën ku ndodhet gjëndra tiroide. Si dhe pini lëngun e shtrydhur të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *