Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka njoftuar se duke filluar nga 1 Prilli, do të zgjatet vlefshmëria për vizat turistike dhe për biznes në SHBA për qytetarët shqiptarë.
Ajo shprehet se ky është një hap i madh përpara për të afruar njerëzit e SHBA-së dhe Shqipërisë në këtë 100 vjetor të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe Amerikës.
“Duke filluar nga 1 Prilli, vizat biznesore dhe turistike të Shteteve të Bashkuara për qytetarët shqiptarë do të jenë të vlefshme për udhëtim për 10 vjet (nga 3 vjet që janë aktualisht), që është maksimumi në mbarë botën. Një hap i madh përpara për të afruar njerëzit e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shpresojmë që të vijnë më shumë në vitet në vijim”, shprehet ambasadorja.