Aktori i njohur Flor Binaj është shumë aktiv për sa i përket kauzave sociale, ku ka reaguar herë pas here.
Pak ditë më parë Binaj dha përfundimisht dorëheqjen nga Portokallia duke treguar se kishte një tjetër mision.
Ditën e djeshme aktori ka reaguar për vendimin që ka marrë Gjykata për Bojken Lakon i cili ishte dënuar me tre vjet burg vetëm se kishte bërë disa ndërtime në studion e tij muzikore.
“E njëjta qeveri që jep legalizime për ndërtime disa katëshe pa leje, dënon 3 vite burg se hapi 4 dritare pa leje. Turp! Edhe drita e dielli është e paligjshme për këta shpirtzinj”, shkruan Binaj.