Ndërsa çmimet e karburantit kanë shkuar në qiell, evropianët po kërkojnë mjete alternative të transportit për të përballuar kohët e vështira të krizës energjetikë, që ka ndikuar xhepat e të gjithëve, veçanërisht që prej fillimit të situatës në Ukrainë, 24 shkurt.
E tillë është historia e 21-vjeçarit Louis Zenex nga Franca, i cili ndaloi së udhëtuari me makinë pasi nuk po përballonte çmimin e lartë të naftës.
Tashmë ai shkon në punë çdo ditë me kalë! I riu ka folur në mediet vendase për vendimin se si mori iniciativën për të shkuar në punë me kalë. Ai tha se kali ishte zgjedhja më e mirë që ai bëri për të kursyer para.“Më merr më pak se një orë për të shkuar në punë. Unë ndjek rrugën normale ku kalojnë makina dhe kali im është mësuar tashmë me makina.