Partnerë në punë, në jetë e sikur të mos mjaftonte kjo ato kanë lindur edhe në të njëjtën datë. Bëhet fjalë për çiftin e njohur të showbizit, Arbana Osmanin dhe Eduard Grishaj.
Dyshja festuan ditëlindjen ne 7 Maj dhe nuk kanë munguar fotot plotë dashuri e dedikimet e veçanta në rrjetet sociale. Moderatorja e njohur ka postuar një foto me partnerin.
Çifti kanë zgjedhur që këtë ditëlindje ta festojnë në New York, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Arbana Osmani festoi ditën e djeshme 39 vjetorin e lindjes, ndërsa partneri i saj Eduarti festoi 33-vjetorin.
Eduarti dhe Arbana janë prindër të një djali, Diellit dhe po presin fëjen e tyre te dyte. Joni është djali i madh i Arbanës nga martesa e parë.
Familja prej 4 anëtarësh, shpesh shfaqet në rrjetet sociale duke marrë komente të shumta që komplimentojnë harmoninë dhe pozitivitetin që përcjellin.