Meteorologia Lajda Porja ka thene se: “Kjo javë ka nisur me vranësira të dendura në pjesën më të madhe të territoritshqiptar. Orët vijuese do sjellin edhe zhvillim të tyre kryesisht në zonat malore duke gjeneruar reshje. Nuk do të mungojnë edhe rrebeshe të përkohshme të shiut.
Mbeten të rrezikuara zonat qendrore nga momentet nga shiu apo rebeshi ne vendet malore. Bregdeti do jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësira të lehta.
Ndërkohë për sa i përket javës në vijim zonat malore mbeten të rrezikuara çdo pasdite nga vranësirat dhe reshjet herë pas here edhe në formë rrebeshi, ndërkohë pjesa tjetër do jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Parametri problematik gjatë kësaj jave do të jetë parametri i lagështirës. Lagështira do jetë e lartë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, kjo do bëjë që temperaturat dhe i ngrohti të ndjehet më shumë.
Vlerat minimale në zonat malore janë jo më shumë se 7-8 gradë dhe maksimalet shkojnë në 19-20 gradë. Për sa i përket bregdetit dhe zonave të ulëta luhaten nga 12-13 minimalet, ndërkohë maksimalet pritet të regjistrohen deri në 26 gradë.
Do ketë zona që do regjistrojnë edhe 27 apo 28 gradë, kryesisht në qarkun e Beratit dhe zonat e izoluara në Elbasan. Mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësira, lagështirë dhe herë pas here shira, megjithatë do jenë shira të pakët dhe të izoluar.”