Gruaja tregon një truk të lirë që të mos lotoni kur prisni qepët – dhe mund ta keni në kuzhinën tuaj
Trina Michelle, nga Kanadaja, pohoi se tashmë ju mund të lini syzet tuaja të notit ose mos të mbani lugë druri në gojë – pasi truku më i mirë që ajo ka hasur përfshin vetëm një peshqir letre të lagur.
Në postimin e saj , Trina shpjegoi se duke vendosur një peshqir letre të lagur pranë dërrasës suaj të prerjes ndërsa ju prini qepët tuaja, kimikatet në këtë perime me rrënjë do të shkojnë drejt peshqirit në vend të syve tuaj.
“A e dini se arsyeja pse “qani” kur ju copëtoni qepët, është se kimikati në qepë tërhiqet nga burimi më i afërt i ujit (që zakonisht janë sytë). Ndaj nëse vendosni një peshqir letre të lagur pranë dërrasës suaj të prerjes, qepa dhe kimikatet e saj do të tentojnë drejt saj dhe jo sytë tuaj.”
Postimi i Trina mori një përzierje reagimesh nga përdoruesit e tjerë në internet – por në pjesën më të madhe, shumë kuzhinierë shtëpiak thanë se truku “ndihmon shumë”.
Megjithatë, nuk ishin të gjitha reagime pozitive, pasi disa pretenduan se truku i lehtë nuk u bëri shumë punë.
Për një person tjetër, e vetmja zgjidhje që ndihmon kur preni qepët është vendosja e lenteve të kontaktit.
Midis komentuesve ishte rrjedhja e ujit në lavaman për gjatë kohëzgjatjes së prerjes së qepëve, si dhe vendosja e tyre në frigorifer para prerjes.