Shtëllungë e madhe tymi te Sheshi Skënderbej. Qytetarët në panik

Përgatitja për një aktivitet sportiv në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ka panikosur qytetarët që ndodheshin aty paraditen e kësaj të mërkure.

Siç shihet dhe nga pamjet, një shtëllungë e madhe tymi është ngritur në ajër, por pa u kuptuar se për çfarë bëhej fjalë. Qytetarët që po kalonin në Shesh kanë vrapuar disa të shikojnë se çfarë bëhet, e të tjerë kanë nxitur të largohen.

Por mësohet se nuk ka vend për panik dhe shqetësim, pasi gjatë përgatitjeve për një aktivitet sportiv, në Sheshin Skënderbej është ndezur nga pjesëmarrësit një flakadanë që ka krijuar dhe tymin e bardhë në zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *