Këngëtarja Ronela Hajati nuk ka kaluar dot në finalen e “Eurovision 2022”. Ajo përfaqësonte vendin tonë me këngën “Sekret” dhe u bë meme nga shumë media duke u gjykuar për performancën e saj sidomos në zë dhe veshje.
Në një analizë të bërë nga “Corriere della Sera” për look-un e zgjedhur nga këngëtarët në gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, përfaqësuesja e Shqipërisë është vlerësuar me notën më të ulët nga 17 artistët, duke marrë 4, nga kritika e gazetës dhe votat.
Gazeta thotë se ndoshta pamja e Ronela Hajatit ishte një homazh përkujtimor për luftëtarët e Gengis Khan duke mbajtur atë veshje.
Gazetarë vëren në veshje, dekoltenë e hapur dhe këmbët e ekspozuara më mënyrë provokuese.
Ndërsa ka një sugjerim: “Ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë”.