Videot e Gert Shehu, 31-vjeçarit, që qëlloi mesditën e sotme ish-kryeministrin Sali Berisha me grusht, po bëjnë xhiron e rrjetit.
Momenti kur Shehu qëlloi Berishën u shpërnda masivisht, mirëpo jo vetëm kjo, pasi persona të ndryshëm kanë postuar edhe video të tjera të 31-vjeçarit.
Në një video të publikuar ai dëgjohet teksa thotë se “kemi një sundues, shumë mëshirues”.
“Kur je i pashpres, po s’pate bes kur je shikues në këtë tekst përcëllues, na kthe në dëgjues, se kemi një sundues, shumë mëshirues”, dëgjohet të thotë ajo.
Ndërsa, në videot e tjera Shehu, shfaqet duke biseduar me një person tjetër i cili e pyet për një vajzë me të cilën fliste dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.
BISEDA:
Gerti Shehu: Këtë paketën do ta ndaj me atë çunin dhe 10 cigaret e ngelura nuk do ti pi më! Këto janë 10 të fundit!
Djali që e filmom: Më fol për atë gocën që po flisje!
Gerti Shehu: Iku ajo me elefantin rus!
Djali që e filmon: Sheh Lizën ti në botën e çudirave!