Jacob Stevens, 13 vjeç, vdiq pasi gëlltiti më shumë se 14 pilula Benadryl për një garë në TikTok. Adoleshenti nga Ohio u bë pjesë e një sfide virale në TikTok
“Sfida Benadryl”, ishte pjesa e një gare në të cilën adoleshentët marrin një sasi të madhe të antihistamikëve (antialergjikëve), deri 14 pilula në mënyrë që të kenë halucinacione dhe më pas miqtë i filmojnë dhe ata i postojnë rezultatet.
Trupi i Stevens filloi të tretej dhe pas gjashtë ditësh në spital mjekët deklaruan se ai tashmë e kishte trurin e vdekur.
Babai i adoleshentit, kërkon të paralajmërojë prindërit dhe adoleshentët për rreziqet e mediave sociale dhe publikoi një foto të Jacob-it të lidhur me aparatin e jetës në spital për ndërgjegjësim ndaj rreziqeve që ofron TikTok dhe aq më tepër “Sfida Benadryl”.
Tani të afërmit e adoleshentit po i dedikohen nismës kundër kësaj sfide dhe dëshirojnë që asnjë fëmijë tjetër të mos mbesi viktimë e këtyre lojërave.
Sipas ekspertëve këshilla më e mirë për prindërit është që ata të qëndrojnë afër adoleshentëve dhe të jenë në dijeni të asaj cfarë bëjnë ata nëpër rrjete sociale. “Diskutojeni këtë ngarje me fëmijët tuaj që ata të bëhen të vetëdijshëm pë rreziqet që i presin me dëme të parikthyeshme.”